ATK-ja me sqarime për sektorin e ndërtimtarisë lidhur me TVSH-në

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka dhënë sqarime lidhur me zbatimin e ngarkesës së kundërt të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas ATK-së, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

“Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Para faturimit, sigurohuni që ta keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën e aplikimit të TVSH-së.

Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button