
Ekipi i KosovaMed Healthcare ka vizituar në Gjermani prodhuesin e teknologjisë ORL OTOPRONT, ku është zhvilluar trajnim profesional lidhur me produktet dhe teknologjitë e kompanisë, shkruan TandemPress.
Sipas KosovaMed Healthcare, gjatë vizitës ekipi ka pasur mundësi të shohë nga afër procesin e prodhimit dhe mënyrën se si teknologjia, preciziteti dhe cilësia ndërthuren në fazat e ndryshme të prodhimit.
“Eksperiencë nga burimi i teknologjisë ORL”, thuhet në njoftimin e KosovaMed Healthcare.
Trajnimi, sipas kompanisë, ka përfshirë edhe aspekte të shitjes profesionale, njohjen e produkteve dhe After Sales Service, me qëllim të ofrimit të mbështetjes më të mirë për klientët.
“Për ne, partneriteti i vërtetë vazhdon edhe pas shitjes — me trajnim, servis dhe përkushtim të vazhdueshëm”, thekson KosovaMed Healthcare.
Nga kompania kanë bërë të ditur se vizita dhe trajnimi janë pjesë e përkushtimit të tyre për të avancuar njohuritë profesionale dhe për të garantuar mbështetje të vazhdueshme për klientët në sektorin e teknologjisë shëndetësore.
Për informacione dhe shërbime, KosovaMed Healthcare ka publikuar numrin 043 800 823 dhe uebfaqen www.kosovamed.com./TandemPress/



