Gjykata vendos: Dënohet Princ Valentino Corleone

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë pasi iu ricilësua vepra penale në posedim paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Corleone akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton TandemPress.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe anëtarët Gent Beka e Adnan Kamberi.

Corleone u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën verifikuese prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, edhe me 4 mijë euro gjobë, i cili duhet të paguajë brenda 90 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, do të zëvendësohet me burg ku një ditë burg llogaritet në 20 euro të gjobës.

Artikuj të tjerë

Back to top button