
Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të vazhdojë protesta në kundërshtim të vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga faqja zyrtare që bart moton e protestës “Jo në emrin tim”, transmeton TandemPress.
Kjo e mërkurë shënon natën e tetë të protestës, dhe si çdo natë tjetër, organizohet me fillim nga ora 21:00.



