Ballina

Rikthehet në detyrat policore rreshteri Idriz Gashi, vërtetohet se nuk mori pjesë në tubimin e PDK-së

Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës doli të mos ketë qenë pjesëmarrës aty, ka njoftuar avokati i tij, Arianit Koci.

Koci njoftoi se drejtësia triumfoi dhe u vërtetua se Gashi nuk mori pjesë në tubim.

Si rezultat, rreshteri Gashi është rikthyer në detyrat e tij policore.

Postimi i plotë:

Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë.

Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.

Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button