Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do të dorëzohet të hënën, më 28 shtator, në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu – Migjeni, ka njoftuar se dorëzimi shënon përmbylljen e fazës së parë të nismës, e cila kishte nisur ceremonialisht me mbledhjen e nënshkrimeve më 18 korrik 2026.

Dorëzimi do të bëhet në ora 10:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa data është zgjedhur për të përkuar me 28 Shtatorin – Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.

Sipas organizatorëve, peticioni synon heqjen e përdorimit të emërtimit “Urosevac” për Ferizajn dhe procedimin e kësaj nisme në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button