Ballina
Kolgeci për hapjen zyrtare të fushatës së LDK-së: Të bashkuar për ndryshim

Kandidati për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci ka bërë thirrje që nesër të mblidhen qytetarët në Prishtinë tek Pallati i Rinisë ku LDK do të hap fushatën zyrtarisht.
“Nga Suhareka nisemi në formë të organizuar, nisja bëhet në orën 15:00 nga Palestra Sportive 13 Qershori”, ka shkruar Kolgeci.
Tutje ai tha që të bashkuar janë për ndryshim.
Kolgeci mban numrin 91 në listën e LDK-së.
LDK të shtunën më 11 janar do të filloj zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në ora 17:00 tek Pallati i Rinisë në Prishtinë
