BallinaZgjedhjet 2025

Abdixhiku në Kaçanik: Fillojmë një kapitull të ri për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka mbajtur të dielën një tubim elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, raporton Ekonomia Online. 

Tubimi u shënua nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, të cilët dëgjuan vizionin e Abdixhikut për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku theksoi se LDK-ja mbetet sinonim i bashkimit dhe përparimit. 

Ai ka thënë se Kaçaniku gjithmonë ka qenë një shembull i guximit dhe rezistencës.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një kapitull të ri, një kryengritje kombëtare që do ta ngrejë Kosovën në piedestalin që meriton”.

Abdixhiku premtoi një qeveri që do të punojë për një shtet ku demokracia dhe drejtësia janë parimet themelore. 

“Në Republikën tonë, nuk ka vend për korrupsion apo ndarje. Duhet të jemi një vend ku çdo qytetar ndihet krenar për shtetin e tij,” shtoi Abdixhiku, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button