
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot me fillim nga ora 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme.
Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë votimi i Ligjit për Specialen.
Paraprakisht, në ora 08:00 anëtarët e Komisionit për Legjislacion do të mblidhen për të shqyrtuar në lexim të parë këtë Projekligj, transmeton TandemPress.
Ndërkohë zhvillimet rreth kësaj teme me rëndësi Klan Kosova do t’i mbulojë me transmetim special.


