
“Ligji nuk u votua. Protesta vazhdon”.
Kështu është shprehur Çlirim Haziri përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me protestën e zhvilluar para Kuvendit.
Haziri ka deklaruar se, gjatë protestës, qytetarët janë përballur me gaz lotsjellës dhe përplasje me Policinë, ndërsa sipas tij, kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar.
“20 ditë e 20 net për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka theksuar se, pavarësisht shpërndarjes së protestuesve nga sheshi, sipas tij, kërkesa e tyre nuk mund të shuhet.
“UÇK-ja na bashkoi atëherë. UÇK-ja po na bashkon përsëri. Ne vazhdojmë”, thuhet në reagimin e tij.
Postimi është publikuar në kuadër të nismës “JO NË EMRIN TIM”.


