21-vjeçari nga Kosova kapet në Mynih duke shitur drogë për turistët e Oktoberfestit

Një shtetas i Kosovës, 21 vjeç, është kapur nga Policia Kriminale e Mynihut nën dyshimin se shiste substanca narkotike nga automjeti i tij BMW, kryesisht për turistët që kishin ardhur në qytet për festivalin e njohur Oktoberfest.

Sipas raportimit të gazetës gjermane tz, hetuesit kishin siguruar informacione se një person po zhvillonte vazhdimisht aktivitet të dyshuar të shitjes së drogës në Kiliansplatz, në lagjen Schwanthalerhöhe të Mynihut.

Gjatë vëzhgimit policor, të premten, më 2 tetor 2026, hetuesit kanë vërejtur një turist australian 26-vjeçar duke hyrë në automjetin BMW dhe duke dalë prej tij pas një kohe të shkurtër.Policia e ka ndaluar australianin për kontroll dhe tek ai ka gjetur një sasi të vogël kokaine.

Gjatë marrjes në pyetje, 26-vjeçari ka deklaruar se substancën narkotike e kishte blerë pak çaste më parë nga shoferi i BMW-së, të cilin policia po e mbante nën vëzhgim.Pas kësaj deklarate, hetuesit kanë kontrolluar edhe drejtuesin e automjetit, një shtetas 21-vjeçar të Kosovës, me vendbanim në distriktin Ebersberg të Gjermanisë.Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash me katër shifra, si dhe disa enë me kokainë dhe ketaminë të përgatitura për përdorim.Sipas hetimeve të Policisë Kriminale të Mynihut, ekziston dyshimi se kosovari kishte shfrytëzuar praninë e turistëve gjatë Oktoberfestit për të shitur substanca narkotike nga automjeti i tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button