
Pejë, 26 tetor 2026
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë, duke kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur lidhur me rastin.
Muhaxheri ka thënë se tragjedia i ka tronditur të gjithë dhe se shqetësimet dhe thirrjet e fundit publike e institucionale të viktimës kanë bërë që të kërkohet menjëherë një pasqyrë e plotë e rastit.
“ Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë”, ka deklaruar Muhaxheri.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt dhe qytetarët, duke theksuar se komuna do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të rastit.
Muhaxheri ka thënë se angazhimi për mbrojtjen e grave dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet pa përgjigje do të vazhdojë.



