
Një 17-vjeçare dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga nënkalimi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, por falë reagimit të shpejtë të Policisë, rasti u parandalua.
Ngjarja është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 10:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë të miturën nga vendi i rrezikut.
Pas ndërhyrjes, 17-vjeçarja është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për rastin është njoftuar edhe Sektori Rajonal i Hetimeve, i cili ka nisur veprimet e mëtejshme hetimore. Gjithashtu, lidhur me veprimet policore është informuar edhe prokurori i shtetit.


