
Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka treguar se pse nuk do të japë dorëheqje pas rastit të Arlinda Zekajt.
Në konferencën e përbashkët për media me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ai ka thënë nuk mendon se dorëheqja do të kontribuonte në fuqizimin e gruas.
“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit, pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë. Tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë”, ka thënë ai.



