Sot në orën 09:00 protestohet para Qeverisë për drejtësi për Arlinda Zekajn

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale do të mblidhen sot në orën 09:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protesta vjen pas dy ditëve të tubimeve, ku qytetarët kanë kërkuar përgjigje dhe përgjegjësi institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje konkrete për rastin dhe pa u adresuar kërkesat e tyre.

Protesta mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë për media lidhur me këtë rast.

Aktivistët kanë kërkuar që konferenca të mbahet jashtë objektit të Qeverisë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në marrjen e përgjigjeve dhe adresimin e kërkesave të tyre.

Artikuj të tjerë

Back to top button