Sekuestrohen mbi 37 kilogramë lëndë narkotike me vlerë 550 mijë euro nga aksioni “Rikthimi” arrestohen pesë persona

Mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me vlerë rreth 550 mijë euro, janë sekuestruar në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ndërsa pesë persona janë arrestuar, dy prej tyre shtetas të Turqisë.

Aksioni i koduar “Rikthimi” është realizuar pas një hetimi të zhvilluar nga institucionet e sigurisë, ndërsa gjatë tij janë kontrolluar pesë lokacione.

Përveç narkotikëve, janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, telefona celularë, pajisje për presimin e drogës dhe prova të tjera materiale.

UD. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Dren Paca, në një konferencë për media tha se aksioni është rezultat i një hetimi të nisur së fundmi, bazuar në informatat e siguruara nga AKI-ja.

Artikuj të tjerë

Back to top button