Rrahja e të burgosurit në burgun e Dubravës, reagon familja: Kemi bërë kërkesë që djali të transferohet në një burg tjetër për sigurinë e tij, deri tani nuk kanë pranuar

Qytetarja, Zijabera Gashi nga Peja ka treguar se djalin e saj e ka të burgosur në burgun e Dubravës ajo shprehu se ka kërkuar që djali i saj tashmë viktimë e sulmit fizik të transferohet në një burg tjetër ku mund të jetë më i sigurt.

TandemPress raportoi se Endrit Gashi, të premten është rrahur nga disa të burgosur të tjerë.Zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se rrahja ka ndodhur të premten me 06.11.2026 në burgun e Dubravës, ku lidhur me rastin kanë intervenuar stafi i burgut.

Elezaj ka thënë se në përleshjen fizike kanë qenë të përfshirë katër të burgosur.

“Me këtë rast, kishte ndërhyrë personeli i qendrës, duke arritur ta vërë situatën nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse policore dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke vazhduar me hetime” ka thënë Elezaj.

Nëna e të burgosurit gjithashtu pretendon se djali i saj është rrahur nga tre të burgosur të tjerë në menyrë brutale duke e djegur me shkrebzë, dhe duke e gjuajtur me shishe.

Endrit Gashi, sipas nënës së tij është dënuar me një vit burgim për një rast të rrahjes, ngjarje kjo ndodhur në vitin 2020. Për shkak të sigurisë së djalit të saj, ajo ka thënë se ka kërkuar që të transferohet në një burg tjetër, por sipas saj, ende nuk i’u ka pranuar kjo kërkesë.

“Unë s’po kërkoj asgjë që nuk duhet, ose ta transferojnë djalin në një burg tjeter, ose zgjidhja e vetme të lihet në arrest me burg” tha ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button