Shiroka Pula nderon ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR.

Ceremonia është mbajtur në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku presidentja ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni, Shiroka Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula theksoi se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën gjatë shërbimit për paqen dhe sigurinë e vendit.

Artikuj të tjerë

Back to top button