
Një person është gjetur i shtrirë në Prishtinë të dielën në mbrëmje, ndërsa më pas ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:17, kur viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e kanë dërguar viktimën në QKUK për trajtim mjekësor, pasi ende kishte shenja jete.
Megjithatë, stafi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.



