
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë.
Ajo u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka njoftuar edhe për organizimin e varrimit dhe homazheve në Prishtinë.
Përmes një njoftimi publik, familja Qeriqi bëri të ditur se varrimi do të mbahet më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri (Dragodan).
Ndërkaq, homazhet në nderim të Rinesës do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Grand Hotel Prishtina.
Familja ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.
Lajmi për vdekjen e saj ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga njerëz që kanë shprehur keqardhjen për humbjen e artistes.



