
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.
“KANOSJE Viti 07.11.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social në mënyrë të përsëritur ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, deklaroi Osmani.
Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave vendore, personi i arrestuar është Safet Hyseni, 45-vjeçar nga fshati Smirë i Vitisë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”



