Parandalohet futja e lëndës narkotike brenda Qendres së Paraburgimit në Prishtinë

Zyrtarët korrektues kanë parandaluar sot futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, substanca është zbuluar gjatë kontrollit në sallën e vizitave, e fshehur brenda xhaketës së një familjari që kishte ardhur për të vizituar një të burgosur

Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

Artikuj të tjerë

Back to top button