
Policia e Rajonit të Prishtinës ka realizuar 157 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, prej të cilave 27 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje dhe çështje të tjera procedurale.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 11 armë zjarri, ndërsa policia ka shqiptuar 4,167 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Prej tyre, 71 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.



