
Në një grup publik” Vrojtuesit e Lagjës” ku shperndahen problematika të kryeqytetit, prindër të shumtë raportojnë se në shkollën “Mehmet Gjevori” po mungon që nga e dita e enjte ngrohja në klasa, gjë kjo që ka shkaktuar probleme pasi fëmijët po mësojnë në kushte të pafavorshme për mësim.// shkruan TandemPress
Madje në publikimin e postimit pretendohet se prindërit janë detyruar ta “mbyllin gojën” për shkak të presioneve të jashtme, lidhur me gjendjen në shkollë
Deri tani, TandemPress , këto i paraqet vetem si pretendime të palëve.
Disa prej komente e shohin çeshtjen si “urgjente” pasi kjo situatë ka shkaktuar probleme shëndetësore të nxënësve nga i ftohti.
Këto janë vetëm disa prej komenteve:



TandemPress, tutje do vazhdoj ta ndjek rastin lidhur me gjendjen e shkollës në ditët në vazhdim për verifikimin e pretendimeve të tilla.



