Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën nga qytetarët për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë”

Bëhet fjalë për Fidan Kamisholli.

Njoftimi i plotë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Artikuj të tjerë

Back to top button