
Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet nesër
Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve, transmeton lajmi.net.
Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj për sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.
Seanca nis nga ora 09:30



