Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 03:00.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për një femër shtetase kosovare, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button