
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.



