Kuvendi miraton edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e mbajtur të enjten.

Gjatë kësaj seance, deputetët kanë votuar pro ratifikimit të Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile apo Tregtare, si dhe Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Me miratimin e këtyre dokumenteve, Kosova avancon në procesin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë dhe në çështjet që lidhen me personat e zhdukur.

Artikuj të tjerë

Back to top button