Trepça nxjerr vendim për largimin nga puna të katër punonjësve pasi u gjetën në gjumë gjatë orarit të punës

Katër punëtorë janë larguar me vendim të përkohëshëm nga puna në ndërmarrjen publike Trepça.

Në njoftim thuhet se, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse.

Me datën 18.11.2026, Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin për largimin e përkohshëm nga puna te katër punonjësve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.

Vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse.

Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A.

Artikuj të tjerë

Back to top button