BallinaLajme

Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon

Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco.

Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Pejë, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button