Ish-bashkëshorti nga Gjermania dyshohet se kanosi përmes telefonit ish gruan e tij në Pejë

Një grua në Pejë ka raportuar në polici se është kanosur përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton në Gjermani.

Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 16:00. Sipas njoftimit policor, i dyshuari është mashkull kosovar, ish bashkëshorti i gruas që raportoi rastin.

Lidhur me rastin hetimet po vazhdojnë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është duke u proceduar procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button