Tentoi t’i ikte policisë në Kaçanik, 18-vjeçari kapet pas ndjekjes prej dy kilometrash, ishte dënuar me një vit burgim

Një 18-vjeçar i kërkuar me urdhëresë gjyqësore është arrestuar mbrëmjen e së martës në Kaçanik, pasi tentoi t’i ikte policisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “Arbëria”, ku policia ndaloi një veturë të tipit “Opel Corsa”. Gjatë verifikimit të personit me inicialet E. B., u konstatua se ndaj tij kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me dënim prej një viti burgim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas policisë, i riu tentoi të largohej, por pas ndjekjes në një distancë prej rreth dy kilometrash u arrestua dhe u shoqërua në stacionin policor.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button