
Një zyrtar i Doganës së Kosovës është goditur në dorë nga një automjet gjatë një përpjekjeje për kontrollimin e mallrave të dyshuara si kontrabandë në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari në vend që të ndalonte, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një zyrtar doganor.
Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.
Podujevë 24.11.2026 – 13:27. Është raportuar se ekipi i Doganës së Kosovës në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndalur automjetin me qëllim të kontrollimit për mall kontrabandë, i dyshuari mashkull kosovar, me automjet në ikje ka goditur në dorë viktimën mashkull kosovar-doganier dhe ka arritur të largohet në drejtim të panjohur./



