Haradinaj prezanton projektin për infrastrukturën rrugore: Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrugët që na lidhin dhe infrastruktura moderne është prioritet i Koalicionit për Kosovën Fituese.
Haradinaj shkruan se Kosova Fituese do të jetë me infrastrukturë moderne.

“Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka thënë ai.
Programi që Haradinaj ka postuar në rrjetin social Facebook, përfshin këto projekte:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese
