Ballina

Cakolli: Përsëritja e votimit të diasporës, siç kërkon VV, ka pasoja të mëdha dhe rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Intituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në profilin e tij lidhur me ankesën që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP për anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e procesit. Cakolli ka thënë dyshimet për manipulime duhet të trjtohen me kujdes, megjithatë ka shtuar se një anulim i plotë i votës së diasporës do të shkaktonte pasoja të mëdha.

Përveç vonesës për certifikim të rezultateve, Cakolli ka thënë se kjo do të ndëshkonte edhe ata që kanë votuar në rregullt.

“Në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme”, ka sugjeruar Cakolli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button