Ballina

Kurti takohet me historianin Oliver Schmitt, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim historianin Oliver Jens Schmitt.

Siç njofton ZKM në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me historianin Schmitt dhe kontributin që mund të ofrojë qeveria në fushën e historisë dhe studimeve të saj.

Komunikata:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ditën e sotme historianin Oliver Jens Schmitt. Prezent në takim ishte edhe rektori i Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.

Profesori i historisë së Evropës Juglindore dhe autori e akademiku Schmitt po zhvillon aktualisht një turne në vendet e Ballkanit, ku po viziton dhe Kosovën e mban ligjërata e diskutime mbi rëndësinë e studimit të historisë së shqiptarëve.

Në këtë takim miqësor u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit me historianin Schmitt dhe kontributin që mund të ofrojë qeveria në fushën e historisë dhe studimeve të saj, e gjithashtu edhe për rëndësinë e shtuar të historisë në politikën dhe gjeopolitikën aktuale botërore.

Kryeministri Kurti e vlerësoi atë për kontributin dhe angazhimin e tij në studimin dhe njohjen e historisë dhe kulturës shqiptare.

Javën e kaluar, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” përmes vendimit të Senatit, e nderoi atë me titullin Doktor Nderi – “Dr. Honoris Causa” – duke u bërë figura e shtatë në histori të këtij universiteti, të cilit i ndahet ky titull e nderim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button