Ballina

Deklarimi i pasurisë, Haxhiu me mbi 22 mijë euro pagë vjetore, burri i saj 18 mijë euro

Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë publike deklaratën e saj të pasurisë, duke zbuluar pasuritë dhe të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit të saj, Alban Krasniqi.

Sipas deklaratës së pasurisë, Haxhiu ka në dispozicion 1,600.00 euro para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, ka 1,490.00 euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare.

Po ashtu, Haxhiu ka deklaruar se ka 36,000.00 euro kredi të marra nga institucionet financiare. Ajo ka të ardhura vjetore si ministre të Drejtësisë në vlerë prej 22,540.00 euro, dhe ka përfituar 760.00 euro nga meditjet dhe 960.00 euro si shtesa për pozitat e saj zyrtare.

Bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, ka të ardhura vjetore në vlerë prej 18,039.00 euro, si dhe ka fituar 2,304.00 euro nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sa i përket pasurive të paluajtshme, Haxhiu ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka një banesë në vlerë prej 60,000.00 euro, një tokë prej 6 ari, me vlerë 15,000.00 euro, dhe një veturë të përbashkët të tipit Seat, në vlerë prej 9,700.00 euro.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button