BallinaLajme

Suharekë: Me propozimin e asambleistit Selman Kolgeci pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së tani e tutje do të kenë shërbimet shëndetësore falas


Asmbleisti nga radhët e LDK-së në Suharekë, Selman Kolgeci gjatë mbajtjes së mbledhjes së pestë të kuvendit komunal ka propozuar që pjestarët e Policisë ë Kosovës dhe FSK-së të kenë shërbimet shëndetësore falas në këtë komunë.

“Sot e propozoj një pikë shtesë; duke marrë parasysh rolin thelbësor dhe të pazëvendësueshëm që kanë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe shtetit tonë; propozoj që Kuvendi Komunal i Suharekës të miratojë një vendim për lirimin nga pagesa për të gjitha shërbimet shëndetësore publike, në institucionet shëndetësore nën menaxhimin e Komunës së Suharekës, për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjeve të tyre të ngushta me vendbanim në komunën tonë,” deklaroi Kolgeci gjatë paraqitjes së propozimit.

Propozimi i Kolgecit morri mbështetje të plotë edhe nga asambleistët tjerë ku me vota unanime propozimi i tij u votua.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe FSK-së për shërbimet shëndetësore nga pagesa janë të liruar edhe familjarët e ngushtë të tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button