Lajme

Presidentja Osmani pritet në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë, gjatë qëndrimit të saj në Tokio.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë. 

Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve.

Presidentja Osmani e falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button