
Është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin Banjska, ku sot do të dëgjohen dëshmitë e zyrtarëve policorë Fahri Shala dhe Sedat Dushi, raporton Ekonomia Online.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Deri më tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.