
Naim Murseli i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj ka përfunduar ekzaminimin në QKUK.
Ai ishte dërguar në Klinikën e Neurologjisë paraditen e sotme i prangosur këmbë e duar, njoftoi ekskluzivisht Klankosova.tv.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më 4 qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.
Lidhur me këtë rast të akuzuar janë pos Naim Murselit edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.