Ballina

Dështimi i radhës, i 35–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështoi edhe vazhdimi i 35-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sërish përpjekje e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

51 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 23 qershor, në orën 11:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button