Ballina

Prokuroria kërkon t’i caktohet Valon Sylës masa e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gazetarit Valon Syla t’i caktohet masa e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.

Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Syla gjendet në ndalim për 48 orë nën dyshimin për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

“Betimi për Drejtësi” është në pritje të përgjigjes nga Gjykata nëse është mbajtur seanca dëgjimore dhe nëse vendosur lidhur me masën e sigurisë.

Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist në televizionin T7.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button