Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, synimi mbetet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar para mediave pas takimit tre orësh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij ka hyrë në diskutimet politike me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve dhe me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai tha se LDK-ja mori pjesë në takimin e dytë pas 7 qershorit me gatishmëri për të kontribuar në tejkalimin e situatës politike, duke theksuar se ky qëndrim është në interes të shtetit dhe të qytetarëve.

“Ishte një takim i mirë dhe konstruktiv. Diskutuam për çështje programore, politike dhe për vizionin strategjik të së ardhmes. Do të vazhdojmë përpjekjet që edhe në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara”, u shpreh Abdixhiku.

Artikuj të tjerë

Back to top button