
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Cërrcë të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës, informacioni për aksidentin është pranuar më 1 shtator 2026, rreth orës 00:02.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve, ndërsa njëri nga dy personat e tjerë, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.



