Albulena Haxhiu: Asgjë në KQZ nuk rrezikohet me 10 anëtarë, po e trajtoj situatën me anëtarin e 11

U.D presidentja Albulena Haxhiu është pyetur për anëtarin e fundit në KQZ, që nuk e ka emëruar ende.

Ajo tha se edhe me numrat aktualë, asgjë nuk rrezikohet në KQZ.

“Për anëtarin e fundit, përbërja në KQZ është 11 anëtarë. Këtu përfshirë edhe kryesuesin nga radhët e Gjykatës Supreme. Për momentin janë 10 anëtarë. Unë jam interesuar nëse kjo përbën problem për KQZ-në, dje dëgjova që thanë që do të kontestohet procesi zgjedhor për shkak të një anëtari. Kam dy kërkesa edhe nga PDK edhe nga VV për të emëruar anëtarët e tyre. Për këtë çështje kam pasur mendim, fuqia politike, proporcionaliteti. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet. Jam në trajtim të kësaj teme, por me 10 anëtarë asgjë nuk rrezikohet”, tha ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button