Manaj: Më 7 Qershor rikthehet partia e vlerave

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkemb Manaj, ka bërë thirrje për mobilizim para datës 7 Qershor, duke theksuar se kjo ditë shënon rikthimin e vlerave që përfaqëson kjo parti, shkruan TandemPress.

“Më 7 Qershor, po rikthehet partia e vlerave! LDK vjen e bashkuar, më e fortë dhe më e vendosur se kurrë”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka theksuar se orientimi i partisë mbetet i pandryshuar, duke u mbështetur në frymën rugoviste dhe vizionin për të ardhmen e vendit.

“E udhëhequr nga fryma dhe vizioni rugovist, ne ecim përpara me dinjitet dhe besim në të ardhmen”, është shprehur ai.

Në fund, Manaj ka bërë thirrje për të gjithë mbështetësit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj këtyre vlerave.

“Tash është koha për të dëshmuar kush i takon këtyre vlerave”, ka përfunduar Manaj./TandemPress/

Artikuj të tjerë

Back to top button