ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

Familja politike e Liberal-Demokratëve të Evropës (ALDE) ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një mesazhi publik, ALDE ka vlerësuar lidershipin e Bedri Hamzës dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane.

Në mesazhin e saj, familja liberale-demokratike evropiane ka shprehur besimin se Kosova ka nevojë për udhëheqje që forcon institucionet demokratike, zhvillon ekonominë dhe afron vendin me Bashkimin Evropian.

PDK tha se janë pjesë e familjes liberale-demokratike evropiane dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

“Më 7 qershor, Kosova ka mundësinë të zgjedhë ndryshimin, zhvillimin dhe një qeveri me Bedri Hamzën në krye, që e afron vendin më shumë me Evropën”.

Artikuj të tjerë

Back to top button