
Dy persona janë arrestuar në fshatin Rugovë të Gjakovës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Rasti është raportuar më 25.09.2026, rreth orës 17:00. Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pushkë gjuetie, 20 fishekë dhe një gëzhojë.
Policia ka bërë të ditur se për armët e sekuestruara të dyshuarit posedonin lejet përkatëse, ndersa rasti vazhdon të hetohet nga njësiti policor.


